Inter nuk mund as Livornon
Inter nuk di të fitojë. Zikaltrit barazuan në trasfertë me Livornon me rezultatin 2:2 edhe pse ishin në avantazh të dyfishtë. Skuadra e trajnerit Valter Mazzarri po kalon një formë të dobët duke mos arritur të fitojnë kundër një skuadre që lufton për mbijetesë në Serie A.Mazarri e nisi ndeshjen me Palasio, Ikardi në sulm.Ndeshja nisi më mirë për miqtë që kaluan në avantazh me golin e Hernanesit në minutën e 37-të. Ky ishte goli i tij i parë si futbollist i Interit pas transferimit nga Lazio në janar ndërsa sulmuesi Rodrigo Palacio tregon sërish vlerat e tij duke shënuar golin e dytë.Në pjesën e dytë zikaltrit do të kishin të tjera shanse për të thelluar rezultatin teksa Palasio dhe Guarin për pak sa nuk e dërguan topin në rrjet.Në momentin kur pritej që Inter të arrinte një fitore të lehtë nuk mendojnë kështu vendasit. Paulinho ngushtoi disvantazhin e Livornos në minutën e 54-të, ndërsa pesë minuta para fundit Emegara barazoi rezultatin, duke lënë Interin pa fitore edhe nga kjo ndeshje. Inter mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, ndërsa Livorno është i 18-ti me 25.Udineze po kalon një formë të jashtëzakonshme. Skufet dhe Antonio Di Natale ishin të mjaftueshëm për të siguruar një fitore që vlen shumë për formacionin e Gudolin. Në minutën e 68-të Di Natale në minutën do të shënonte golin e fitores duke mposhtur Andujar. Pjesa e mbetur e takimit nuk solli më asgjë dhe gjithcka përfundoi me shifrat 1-0 në favor të Udineses. Me këtë sukses friulanët u ngjitën në kuotën e 38 pikëve duke siguruar përfundimisht mbijetesën, por nga ana tjetër Katania gjithmonë e më shumë është pranë rënies.