Kanionet shqiptare dhe rafting, drejtoresha e USAID impresionohet nga bukuria e zonës

Gjatë një vizite të bërë në qytetin e Beratit, për të parë nga afër ecurinë e projekteve që ka mbështetur, drejtoresha e programave të USAID në Shqipëri, Clare Masson, ka provuar emocionet e sportit të rafting, duke u mrekulluar nga kanionet e Skraparit.Sëbashku me stafin e saj ajo ka shfrytëzuar vizitën e saj në këtë qytet, ku USAID ka mbështetur disa programe të rëndësishme sociale me impakt në zhvillimin e ekonomisë.Duke udhëtuar drejt Skraparit Masson u be pjesë e një guide në kanionet e famshme të zonës.Diskutime mbi projektet dhe planet për këtë sezon të rafting, janë zhvilluar mes drejtuesve të federatës dhe drejtoreshës së USAID, e cila pas eksperiencave në gjashtë shtete të ndryshme, është shprehur e gatshme për të prekur nga afër magjinë e kanioneve shqipëtare.“Erdhem te shikojme ecurine e projekteve te USAID ne Berat. Rafting eshte nje prej tyre dhe ne jemi mjaft te kenaqur me profesionalizmin,organizimin por natyrisht edhe me masat e sigurise qe jane marre.Vizita jone ne Berat,do te vijoje me takimet e ndryshme te perfaqesuesve pushtetit lokal, por edhe shoqerise civile, qe natyrisht do te pasohen nga vizitat tona prane siteve dhe zones muzeale.Pamja eshte fenomenale,ne po e shijojme shume bashke me grupin,eshte vertet nje mrekulli te pershkosh kete kanion nga Berati deri ne Skrapar. Jemi krenar qe kemi mbeshtetur kete projekt, i cili ka qene ne nje kuader me te gjere qe USAID ka patur ne zhvillimin e ekonomise se vendit” tha ajo.Masson u shpreh mjaft e impresionuar dhe se ndihej krenare që USAID, ka mbështetur me projekte federatën në zhvillimin e këtij sporti.