Finalja e Masterit te Miamit do te jete Djokovic-Nadal
Nje fakt me shume unik se i rralle ka ndodhur ne Masterin e Majemit, ne turneun qe po zhvillohet ne Florida nuk u zhvillua asnjë gjysme-finale. Japonezi Kei Nishikori qe do te përballej me serbin Djokovic u tërhoq disa ore përpara se te fillonte takimi i kushtezuar nga nje problem serioz ne ije.Me vone ishte gjysme-finalisti tjeter Thomas Berdic i cili paka para se te përballej me Rafa Nadal u tërhoq per probleme me stomakun.Dy yjet e tenisit botëror nuk ju desh te mundoheshin aspak per te arritur kete finale te rendesishme, duket se dy rivalet e tyre ne menyre te pavullnetshme nuk i prishen ekuilibrat duke i lejuar te dy tenistet te shkonin ne finale te relaksuar dhe te gatshem per ti dhene publikut nje finale te luftuar.Kujtojme qe Novak Djokovic e ka fituar dy here kete turne ku ne vitin 2011 do te mundte pikërisht spanjollin.Nderkohe 8 here fituesi i Roland Garros iberiku Rafa Nadal nuk ka arritur asnjeher te beje per vete turneun Master te Majemit, ndoshta kësaj rradhe do te jete hera e duhur per yllin nga Majorka.