Juve mendon për Drogba
Teksa ende nuk është mbyllur ky sezon, Juventusi po mendon për vitin tjetër teksa objektivat do të jenë më të mëdha. Konte dëshiron që këtë vit ta mbyll me rekord në Itali me 100 pikë të grumbulluara ndërsa në Europa league synon që ta mbyll duke triumfuar në Juyventus Stadium. Sezoni I ardhshëm do të sjell edhe objektiva të tjera. Liga e Kampioneve mund të jetë synimi I radhës dhe për ta arritur duhen përforcime të rëndësishëm. Vecanërisht në sulm.Një nga sulmuesit më të mirë në dekadën e fundit në futbollin europian, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, është bërë objektivi i dy skuadrave që kanë rivalizuar këtë vit në Serie A, Juventus dhe Roma. Verdhekuqte disa ditë më parë kishin shprehur dëshirën për Drogba, ndërsa tashmë mediat italiane bëjnë të ditur edhe për interesimin edhe të Juventusit për ish-futbollistin e Chelsea që tashmë është pjesës së skaudrës turke Galatasaray, për të cilin Juventus ka ofertë konkrete, kontrata e të cilit me gjigantin turk mbaron gjatë verës së këtij viti.Thuhet se agjentë të "Zonjës së Vjetër" kanë filluar ditë më parë kontaktet me Drogban, por nuk janë dhënë detaje tjera. Përvec Drogbas, Juventus ka edhe tre alternativa tjera, Mandzukic, Benteke ose Morata mund të kënaqin Antonio Conten. Madzukic mud të arrihet më lehtë duke parë që në sezonin e ardhshëm te Bayerni do të mbërrij Madzukic.