Seria A, java e 31-të
Sot dhe nesër do të luhet java e 31-të në seria A. Milani do të zbres sonte në fushë në fushë në kërkim të një tjetër fitorje pas asaj ne mesjavë ndaj Fioretinës. Kundërshtarja do të jetë Kievo të cilës I duhen pikë [për të shpëtuar nga rënia. Kuqezinjtë janë në një moment të mirë psikologjik teksa është rikthyer në formë edhe Mario Baloteli. Objektivi për të arritur në Europa league është vështirë të arrihet.Ndërkohë nesër e para që do të zbres në fushë është Roma e cila do të luaj në transfertë ndaj skuadrës së Sasuolos. Verdhekuqtë duan të marrin një fitore për të vazhduar shpresat e pakta për titullin kampionë. Ekipi i Garsia nuk ka probleme në formacion por duhet ti druhet kundërshtarit që në fushën e saj luan një futboll të mirë dhe ka nevojë për pikë në mënyrë që në sezonin e ardhshëm të mos kthehet sërish në Serinë B.Lacio e Berishës dhe vanës do të pres në Olimpiko Parmën e cila vjen nga humbja me Juventusin. Ekipi i Donadonit do të synoj të marr pikë për një vend në Europa League një objektiv që synohet edhe nga lacialët.Sampdoria do të pres Fiorentinën në një ndeshje që pritet të dhuroj një futboll të bukur me të dyja skuadrat në nevojë për pike. Mbrëmja e së dielës do të rezervoj një super sfidë teksa përballë do të vihen Napoli dhe Juventus. Skuadra e Benitezit do të tentoj të marr hak për humbjen e fazës së parë. Në një stadium që pritet të jetë I tejmbushur, bardhezinjtë duan që të marrin një rezultat pozitiv për të vazhduar marshimin drejt titullit të tretë radhazi dhe rekordit prej 100 pikësh. Mungesa e madhe e Zonjës së vjetër do të jetë Tevez i pezulluar për shkak kartonash.Të hënën Interi në krizë rezultatesh do të synoj një fitore ndaj Livornos.