Bundesliga, java e 28-të
Shalke-Hertha ka hapur mbrëmë javën 28-të të Bundesligës, një përballje që për vendasit vlen në objektivin për rikthimin në edicionin e ri të Champions League pas eliminimit këtë sezon nga Reali i Madridit. Vendasit arritën të merrnin një fitore një fitore të rëndësishme 2-0, për 3 pikë që vlejnë shumë pasi ka kaluar Dortmundin në vendine dytë të klasifikimit.Goli I parë u shënuar nga Obasi. Në pjesën e dytë Schalke dyfishon menjëherë avantazhin që në sulmin e parë me goleadorin Huntelar, specialist i golave në këtë pozicion.Sot do të luhen edhe ndeshjet e tjera tëkampioantit Gjerman. Kampionia e kurorëzuar tashmë Bayerni I Mynihut do të pres në fushën e saj Hofenheimin, Skuadra e Guardiolës sot pritet të luaj me formacionin e dytë teksa në fushë kanë fituar një vend edhe Shtarke, Kontento, Shaqiri apo në sulm Pizarro. Sa I përket miqve nuk ka më objektiv për këtë sezon pasi nuk rrezikojnë të biejnë në Bundesliga 2 apo një vend në Europë.Leverkusen pas rikthimit te fitoret në mesjavë do të pres në fushën e saj skuadrën e vendit të fundit Braunshvejg. Ekipi I Sami Hipia nuk pritet të has asnjë problem.Dortmundi do të ketë një ndeshje të vështirë teksa do të luaj në transfertë ndaj Shtutgardit. Miqtë synojnë të rimarrin vendin e dytë që tashmë mbahet nga Shalke. Klopp ka theksuar para ndeshjes se është një moment mjaftë delikat për skuadrën e tij pasi do të luaj 7 ndeshje në 21 ditë dhe më dëmtimet e shumta që ka do të vështirësohen gjërat.Java e 28-të do të mbyllet me sfidën Gladbah-Hamburg. Një ndeshje që pritet ët dhuroj spektakël