Interi përgatit merkaton per sezonin e ardhshem

Eshte diskutuar gjate per merkaton ne takimin midis presidentin te Interi Erik Tohir dhe trajnerit Valter Mazarri, takim ku kane mar pjese dhe drejtori i pergjithshem Fasone dhe ai sportiv Pietro Ausilio.Emrat me te përfolur si objektiva per merkaton e veres ishin ato sulmuesit te Chelsea-t iberikut Fernando Torres, te atij te Manchester City-t Edin Xheko-s si dhe njerit prej lojtareve te rinj me te talentuar te momentit, madrilenit Alvaro Morata.Eshte bere me dije tashme se Jose Mourinho deshiron te bej nje revolucion ne sulm duke filluar nga sezoni i ardhshem dhe nje nga te sakrifikuarit e tij mesohet te jete pikërisht Torres, kjo e ben kete te fundit nje objektiv te arritshem per drejtuesit zi-kalter.Nderkohe boshnjaku Edin Xheko ka shprehur shpesh pa kenaqesi per shkak te minutazhit te ofruar nga trajneri i City-t Pellegrini, Interi po monitoron situaten per te tentuar nje sulm ne momentin me te pershtatshem.Pak me e veshtire duket pista qe te con tek 21- vjetari i Realit te Madridid Alvaro Morata per faktin se ky i fundit shihet nga drejtuesit madrilen si nje lojtar mjaft i rendesishem per te ardhmen dhe duket se nuk do te jete e lehte per klubin nga Milano tja rrembeje djaloshin klubit spanjoll.Sa i përket mbrojtjes Patrice Evra me shumë nuk do të blehet. Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me kampionët në fuqi të Anglisë. Përtej spekulimeve të kohëve të fundit , ai nuk do të jetë futbollist I ardhshëm i zikaltërve, pasi para disa ditësh u zyrtarizua edhe kalimi I Nemanja Vidiç, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin nga Giuseppe Meazza.Sipas tabloidit britanik Daily Mail, pronari i ri i Interit, Erick Thohir është shprehur kundër blerjes të mbrojtësit francez. Biznesmeni nga Indonezia nuk dyshon në kualitetet e Evras por nuk preferon transferimin e tij për shkak të moshës së tij, 32-vjeç.Thohir, vazhdimisht gjatë këtij sezoni ka paralajmëruar se planifikon të sjell përforcime në Inter, por duke llogaritur edhe moshën e futbollistëve në fjalë, për të krijuar një bazë të suksesshme për të ardhmen e ekipit.