Iniesta: Kam kaluar moment të vështira para Botërorit 2010
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta e ka pranuar se ka pasur një depresion të madh, para triumfit të Spanjës në Botërorin 2010, që u mbajt në Afrikën e Jugut. Iniesta ka qenë pjesë e suksesit të 'La Rojas', duke shënuar golin vendimtar minutat shtesë ndaj Holandës, duke i dhuruar vendit të tij këtë kompeticion për herë të parë në histori.Teksa e cilëson si të papërshkrueshëm golin e shënuar në finale, Iniesta e pranon se ndihej i brishtë para këtij turneu, pasi u përball me dëmtime dhe kishte disa probleme jashtë fushës."Unë kisha një depresion të lehtë, por gjithkujt i ndodh kjo në një pjesë të jetës së tyre, apo jo?", deklaroi mesfushori spanjoll për magazinën So Foot."Kisha disa probleme personale, të cilat ishin grumbulluar dhe gjithashtu kisha edhe probleme fizike. Ndihesha i brishtë", vijoi ai.29 vjeçari zbuloi gjithashtu se e kishte konsideruar largimin nga akademia e Barcelonës, pasi ndihej i mërzitur kur la qytetin e lindjes për La Masia."Ishte eksperienca më e vështirë e jetës sime. Mu nevojitën muaj që të ambientohesha. Kur shkoja në dhomën time natën, qaja pafundësisht. Nuk isha i sigurt për asgjë atë verë. Por nëse do të kthehesha në Barcelonë, sot do të jetoja me kushte të vështira", vazhdoi futbollisti spanjoll.Iniesta tregon se kur ishte i vogël, mundohej ta imitonte Zinedine Zidanen, të cilin e merrte si shembull, por e pranon se idhulli real i tij ishte ish futbollisti danez, Michael Laudrup."Kur isha i vogël, e ndiqja shumë Zidane, sepse ishte e jashtëzakonshme ta shihje. Por, idhull imi ishte Laudrup. Kur e shikoja atë duke luajtur futboll, nuk ishit në dijeni se çfarë kohe ishte. Nuk ishte e rëndësishme për mua nëse shënonte gola apo jo. Duke i shikuar lëvizjet e tij, ishte spektakolare", përfundoi Iniesta.