Arsenal-Manchester City
Arsenalin sot e pret një ferr I vërtet pasi do të përballet me kryesuesit e Manchester City-it. Skuadra që drejtohet nga Arsen Venger do të pres qytetarët në një nga momentet më delikate të sezonit. Topcinjtë bënë një tjetër hap negative në mesjavë teksa barazuan edhe me Suonsin. Ndërkohë situate duket shumë ndryshe te Manchester Siti e cila fitoi pastër 3-0 në derbin e Manchesterit ndaj United. Nëse Arsenal mundet edhe sot atëherë shanset për të fituar titullin thuajse do të bëheshin zero. Humbja ndaj Chelseat një javë më parë është ende nuk është harruar te Arsenali. Londinezët do të kenë edhe mungesa të rëndësishme si Ozil, Uelshajër dhe Ramsei.Përpara ndeshjes ka folur edhe vet tekniku I topcinjve Venger që e shikon si një mundësi mjaftë të mirë për tu afruar me qytetarët në luftën për titullin kampionë."Do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë të kampionati dhe do të përpiqemi të tregojmë vlerat tona. Nuk kemi arritur rezultate të mira në ndeshjet e fundit ndaj do të futemi në fushë vetëm për të fituar"Francezi pritet të luaj sot me formacionin 4-2-3-1Në portë do të jetë Shezni. Në mbrojtje do të luajnë Gibs, vermalen, Mertesaker dhe Sanja. Përpara tyre do të jenë Flamini dhe Arteta. Ndërsa treshja Pdolski, Kazorla dhe Rozicki do të mbështesin Oliver Zhirud.Ndërkohë situate duket shumë më ndryshe te skuadra e Manchester Sitit dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet Pellegrini."Është një ndeshje e rëndësishme por nuk mendoj se kjo do të vendos edhe fatet e kampionatit. Nëse fitojmë këtë ndeshje dhe dy të tjera atëherë diferenca me Arsenalin do të shkonte në 12. Presioni është vetëm mbi londinezët" deklaroi Pelegrini. Manchester Siti vjene plotë sot teksa në fushë do të hedh formacionin më të mirë të mundshëm. Mungesa e vetme është ajo e Serxhio Agueros, I cili është I dëmtuar.Qytetarët do të hedhin në fushë formacionin 4-2-3-1Në portë do të jetë Xho Hart. Në mbrojtje Klishi, Demikelis, Kopmpani dhe Zabaleta. Në mesfushë përpara tyre do të luajnë Nasri, Silva dhe Navas ndërsa në sulm do të jet i vetëm Xheko.