Chelsea vendos për Courtis
E ardhmja e Thibaut Courtois do të varet nga Chelsea. Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka folur për portierin belg, një prej futbollistëve dhe armëve kryesorë në ekipin nga Vicente Calderon që ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni dhe është kryesuese në La Liga.Courtois është nën kontratë me Chelsean, por i huazuar në Atletico Madrid."Courtois është pronë e Chelseas. Thibaut është shumë i lumtur që është në Vicente Calderon në këtë moment, edhe pse ai është i gatshëm të luftojë me Petr Cechun për vendin e titullarit te Chelsea", u shpreh Cerezo për të përditshmen sportive spanjolle As, ndërsa pranoi se Atletico nuk do ta ketë fjalën e fundit për statusin e tij."E ardhmja e tij nuk varet nga ne, por nga Chelsea".Vendimin për të ardhmen e tij mund ta marr trajneri I bluve të londrës Jose Murinjo që mund ta rikthej në vend të Piter Ceh. Courtois së fundmi është përmendur si objektiv i Barcelonës për pasardhës të Victor Valdesit. Alternativat e tjera për portën e blaugranëve prej kohësh janë edhe Ter Stegen si dhe Xho Hart nga Manchester Sitit.