PD: Dënohet nga gjykata për falsifikim, një muaj më pas rilindja e bën drejtor

Partia Demokratike vijon me denoncimet e saj për emërimin në administratë të personave të inkriminuar.Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi  theksoi se në drejtorinë e spitalit të Tropojës një person i cili është akuzuar për falsifikim dokumentash.DeklarataNë nëntor të vitit të kaluar, Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë.Kemi këtu vendimin e gjykatës, madje edhe urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës fallso, në zbatim të vendimit të gjykatës.Vetëm një muaj më pas, në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës.Ja dhe urdhri për emërimin e tij nga shëndetësia falas e rilindjes.Kjo është administrata e Edi Ramës, këto janë meritat që vlerëson kjo qeveri.Ky është modeli që ka zgjedhur Edi Rama për TropojënKy është shërbimi shëndetësor që Edi Rama ka ndërmend të ofrojë për qytetarët e Tropojës.