Kriza në Ukrainë, Kerry i kërkon Lavrov të largojë trupat ruse nga kufiri

Tërheqja e mijëra trupave ruse nga kufiri me Ukrainën ka qenë dhe mesazhi që ka përcjellë sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në takimin e me homologun e tij rus Sergei Lavrov.Gjithsesi Kerry tha se nuk ka pasur përparim as pas katër orë bisedimesh, që sekretari amerikan i cilësoi "të sinqerta".Zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar në takim se asnjë vendim mbi të ardhmen e Ukrainës nuk mund të bëhet pa përfshirjen e Kievit ."Ne nuk do të pranojmë një zgjidhje të krizës pa përfshirjen në bisedime te Ukrainës", tha Kerry.Për BBC, Lavrov dukej i kënaqur pas bisedimeve, të cilat i konsideroi konstruktive, ndërsa Kerry dukej thjesht i lodhur, çka tregon se nuk ka pasur ndonjë rezultat as në përballjen e rradhës SHBA-Rusi.Gjithashtu BBC, vlerëson se Kerry nuk bëri thirrje për largim të trupave ruse nga Krimeja, territori i anekssuar tashmë nga Moska, por nga kufiri me Ukrainën.Ai tha se kishte ngritur "shqetësime të mëdha " në lidhje me praninë e trupave ruse në kufirin me Ukrainën , gjë që ka shkaktuar një klimë frike dhe kërkcënimi.Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u përqëndrua tek ideja e decentralizimit në Ukrainë për të mbrojtur pakicat. Lavrov hodhi poshtë dyshimet se vendosja e dhjetëra mijëra trupave ruse pranë Ukrainës është shenjë se Moska ka në plan të pushtojë këtë vend pas aneksimit prej saj të gadishullit strategjik të Krimesë.Edhe pse për Moskën prania e forcave ruse në kufi ka të bëjë me stërvitje dhe manovra, SHBA dhe BE janë të frikësuara se këto trupa mund të përparojnë drejt Ukrainës, për këtë arsye vazhdon dhe presioni për sanksione të reja.