Ekskursioni kthehet në tragjedi, 2 të rinj rrëzohen në Erzen, humbet jetën 18-vjeçari

Fund tragjik për njërin prej tyre, ka pasur ekskursioni i zhvilluar nga një grup të rinjsh, në Kanionin e lumit Erzen.Ngjarja tragjike ka ndodhur mesitën e sotme, ku dy të rinj që merrnin pjesë në një ekskursion kanë rënë në Kanionin e Lumit Erzen, pas malit të Dajtit. Mësohet se një prej tyre është shpëtuar nga shokët, ndërsa 18-vjeçari Erjon Alizoti është ende në kërkim në kanionet e Erzenit.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe të RENEA-s,pas njoftimit nga shokët e dy të aksidentuarëve  të cilat po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujrat e Erzenit të 18-vjeçarit tjetër.