Zbulohet letra e Ilia Karelit në Burgun e Malandrinos: Nuk e meritoj këtë dënim

Mediat greke kanë publikuar letrën e plotë që Ilia Kareli ka shkruar në Burgun e Malandrinos në Greqi. Letra ëshët shkruar pak para se të vendoste të vriste gardianin e këtij burgu.Letra që publikohet është shumë e dëmtuar dhe ka njolla gjaku mbi të. Përmes këtij shënimi Kareli akuzonte autoritetet e burgut se e kishin dënuar padrejtësisht. Ai pranon krimin e kryer prej tij, një vrasje që në vitin 1997 por deklaron se duhet ti ishte dhënë lejë për të parë nënë e tij. Ndërsa në fund shkruan dhe hakmarrjen e tij, do të vras njërin prej jush.Letra nis me fjalët: "Për shërbimin e burgut të Malandrinos! Më keni futur dhe më mbanin këtu, kaq gjatë, kaq shumë vite.Edhe pse kam vrarë dikë, ju pse nuk më lejoni që të shkoj në shtëpinë time për të gjetur dhe parë nënën time gjallë. Pse nuk më lejoni të shkoj në familjen time, pse?Unë jam këtu që në vitin 1997 dhe ju nuk jeni ngopur me kaq shumë vite të jetës time?Deri më tani unë ju kam dhënë jetën dhe 4 vite punë. Me atë gabim që kam bërë unë, nuk meritoj kaq shumë vite dhe ju ende vazhdoni të më mbani, pse? Pse? Tani unë duhet të marrë jetën e njërit prej jush. Kjo sepse ju keni marrë jetën time.Ndërsa letra e tij mbyllet me disa PËRSE?? Një shenjë revolte kjo për faktin se nuk i është dhënë leje për të parë nënë e tij, leje që i ishte refuzuar për vite me rradhë.Eskpertizë shqiptare për Ilia Karelin, i jepet lamtumira 42-vjeçarit, prokuroria e Fierit nis hetimetTrupi pajetë i Ilia Karelit edhe pse nuk ka asnjë dyshim se është dhunuar deri në vdekje, i është nënshtruar një tjetër eskpertize nga mjekësia ligjore shqiptare.Trupi pajetë i viktimës u tërhoq një ditë më parë nga Greqia nga të afërm të tij të cilët në prani të mjekut ligjor kanë konstatuar dhunën barbare. Halla e tij tha se viktima i kishte të djegura dhe gishtërinjtë të mbledhur, çka do të thotë se ndaj tij është përdorur dhe elektroshok, ndërsa shenjat e masakrimit viheshin re edhe në sy e çdo pjesë të fytyrës dhe trupit.Familjarët thonë se sipas raportit mjeko-ligjor dhuna është ushtruar gjatë transferimit nga burgu i Malandinos drejt atij të Nigrites, dhe jo nga prokuroria për në burgun e dytë ku u mbajt i izoluar dhe humbi jetën. Ata i këkrojnë shtetit të reagojë në mbrojtje të shtetasve të tij.Mjeku ligjor grek u ka deklaruar familjarëve të Ilia Karealit se asnjë ekseprtize tjetër nuk do të nxjerrë më shumë detaje se ajo që mban firmën e tij.Pas ekspertës, rezultatet e së cilës priten të publikohet në orët në vijim,trupi të Karelit është dërguar sërish pranë familjes së tij në fshatin Zhupan të Fierit ku do të përcillet për në banesën e fundit.