Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet lokale: Koha për tu hakmarrë
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet lokale e madje ka deklaruar se tani është koha që armiqtë e kundërshtarët e tij të paguajnë çmimin.Fakti që opozita turke dështoi për tu bashkuar në një lëvizje të vetme antiqeveritare ka shkuar në favor të Erdogan. Zgjedhjet vendore , votimi i parë që nga protesta masive qershorin e kaluar, janë parë si një barometër i popullaritetit të tij.Me mbi 60% të votave të numëruara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim kishte siguruar 45% të votës, ndërsa Partia Republikane e Popullit, një forcë opozitare, kishte marrë rreth 25%.Analistët thonë se pas kësaj fitoreje, numri një i qeverisë turke mund të zgjedhë për të kandiduar si President. Por tashmë me këtë fuqi politike mund dhe të kërkojë ndryshimet përkatëse që ti lejojë vetes të kandidojë për një mandat të katër në krye të qeverisë në zgjedhjet e 2015. Nga ballkoni i selisë së partisë së tij në Ankara, Erdogan falenderoi mbështetësit e tij:"Ju u ngritët për idealet e Turqisë, për partinë tuaj, ndërsa kundërshtarët do të paguajnë për akuzat e tyre te pabaza për korrupsion”.Në pjesën më të madhe te vendit zgjedhjet lokale u zhvilluan të qeta, por në dy zona pranë kufirit me Sirinë, 8 persona humbën jetën, të përshirë në përleshje mes mbeshtetesve te kandidatave të ndryshëm.Në prag të sondazhit të së dielës, qeveria bllokoi Twitter dhe YouTube , kjo për faktin se në këto rrjete sociale u publikuan disa biseda të përgjuara mes tyre dhe ajo e djalit te Erdogan.Mbështetësit dhe zyrtarët e partise se Erdogan kane festuar rezultatin pozitiv. Gjithsesi rezultatet mbeten paraprake. Gara duket e fortë ne Ankara, ku partia e Erdogan ka një avantazh te lehte.Kryeministri ka spastruar qindra njerëz nga gjyqësori dhe policia, pasi disa prej aleateve te tij u arrestuan pas nje skandali korrupsioni. Per kete situate Erdogan akuzon dijetarin islamik, Fetullah Gulen, me qendrim ne SHBA, dikur mik dhe aleat i tij, sot armiku i Kryeministrit turk.