Presidenti falenderon Obamën, letër Presidentit amerikan: Krenarë për partneritetin

Me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.Ndër të tjera në letër, kreu i shtetit shprehet se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura e kanë provuar tashmë veten se janë partnere krenare, aleate besnike e të besueshme të NATO-s.Letra e plotëMe rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës, dëshiroj që edhe në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen e pakufishme për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj vendit tim.Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara jo vetëm gëzojnë një partneritet të pathyeshëm e të veçantë bazuar mbi marrëdhëniet historike të shkëlqyera dypalëshe, por ndajnë interesa të përbashkëta përsa i përket mbrojtjes dhe konsolidimit të parimeve të demokracisë, lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut nëpërmjet operacioneve të përbashkëta anembanë rruzullit.Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura e kanë provuar tashmë veten se janë partnere krenare, aleate besnike e të besueshme të NATO-s. Në këtë përvjetor të anëtarësimit tonë, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit shqiptar si dhe të Komandantit të Përgjithshëm dëshiroj t’ju siguroj mbi vazhdimësinë e përkushtimit të plotë të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale si dhe mbi rolin vendimtar të Shqipërisë për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajonin dikur aq të trazuar të Ballkanit.Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë së bashku me urimet më të mira për ju dhe për popullin mik amerikan!Miqësisht, Bujar NISHANI”Po sot Presidenti Nishani i ka dërguar edhe një letër falenderimi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në të cilën theksohet mirënjohja e vendit tonë, anëtares më të re të Aleancës, për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që Aleanca u ka dhanë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjithnjë në kontakt me ju