Shtëpitë muze po kthehen në kafe, historianët në Fier: Po humbsim vlera të pariparueshme

Shtëpitë muze të qytetit të Fierit shkatërrohen duke u kthyer në zyra shërbimi, shtëpi apo lokale. Historiani Ilirjan Gjika ngre shqetësimin e mungesës së vëmendjes nga drejtuesit e pushtetit vendor për vlerat  kulturore të  qytetit dhe sidomos për shtëpitë qindravjeçare të cilat po transformohen pa asnjë kriter.Për historianin Gjika në listën e monumenteve të kulturës duhet të listohen një sërë objektesh  midis tyre dhe fabrika e miellit duke qenë se mbart vlera industriale .Në rreth 150 vjet të themelimit të Fierit, numërohen vetëm 10 monumente që janë në gjendje optimale për tu rikonstrukturuar dhe për tu kthyer vlerat historike dhe arkitektonike .