Plan masash ndaj aksidenteve, policia e Durrësit strategji për sezonin turistik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2014, 14:25
Policia e Durrësit në prag të sezonit turistik ka bërë gati një plan masash për të evituar aksidentet e mundshme.Shefi i qarkullimit rrugor në këtë qytet, Blerim Laçi shpjegon se janë intensifikuar masat për parandalimin e aksidenteve sidomos në autostratën Durrës- Tiranë si dhe në rrugën e plazhit e cila veçanërisht në sezonet turistike ka pasur një numër të lartë aksidentesh me vdekje.Ndërkohë një nga problemet e qytetit bregdetar mbetet mosfunksionimi i semaforëve gjë që është shoqëruar me shtim të numrit të efektivëve të qarkullimt rrugor .Gjatë sezonit të verës, qyteti bregdetar i Durrësit ka një qarkullim të rënduar rrugor si pasojë e pushuesve të shumtë të cilët vijnë edhe nga Kosova apo Maqedonia.