Daily Mail: 30 marinsa britanikë janë helmuar në Sazan

Të paktën 30 marinsa britanikë janë helmuar rëndë gjatë një stërvitjeje që është krYer në ishullin e Sazanit vitin e kaluar. Kjo deklarohet nga Daily Mail.Sipas kësaj agjensie lajmesh një marins ka theksuar se :"Këta djem ishin në agoni, lëkura në duart dhe krahët e tyre ishte skuqur dhe më pas u mbush me flluska. Njëri nga marinsat nuk po mbushej dot me frymë. Ne jemi të sigurt se ishte gaz mustard". Dyshimi mbështetet në faktin se në këto zonë sovjetikët kanë pasur gjatë luftës së ftohte një qendër për prodhim të lëndëve kimike, dhe mund të ketë ende mbetje të tyre.Lajmi që ushtarakët britanikë janë helmuar është pohuar edhe nga Marina Mbretërore, por sipas autoriteteve helmimi nuk ka qënë nga gazi mustardë, por nga ndonjë bimë helmuese.Këtë dyshim ata e mbështesin në faktin se Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria u mbështet në Bashkimin Sovjetik dhe ishulli u përdor si një bazë strategjike madhore në Mesdhe, ku u ndërtua një kompleks nëndetësesh atje dhe një impiant për armët kimike dhe biologjike, para se të tërhiqeshin nga Shqipëria, në vitet 1980.Një zëdhënës i marinës tha: "Shëndeti dhe mirëqenia e personelit tonë janë prioritetet tona kryesore. Ne jemi të vetëdijshëm se asnjë person nuk ka raportuar simptoma të vazhdueshme. Është bërë çdo përpjekje për të përcaktuar shkakun e sëmundjes, i cili mendohet të jetë një bimë."Zëdhënësi shtoi: "Nuk është planifikuar ndonjë aktivitet stërvitor i mëtejshëm i Marinës Mbretërore në ishullin e Sazanit".Ndërkaq ministria jonë e Mbrojtjes duke reaguar për këtë shkrim theksoi se gjatë asaj stërvitjeje nuk është raportuar asnjë incident i tillë.