Presidenti Nishani injoron ftesën e Ramës për NATO-n: Ftesa jo serioze

Kremtohet sot 5-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me këtë rast në sheshin kryesor pranë Ministrisë së Mbrojtjes është zhvilluar një ceremoni ku kanë marrë pjesë Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura ndërsa ceremoni nuk mori pjesë presidenti Bujar Nishani i cili është njëherësh edhe komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që punuan për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe aleates kryesore Shteteve të Bashkuara të Amerikës."Mirënjohje ndaj gjithë atyre që ndihmuan në këtë arritje unikale. Mirënjohje popullit shqiptar, Forcave të Armatosura, administratës, shoqërinë civile, radhët e politikës pa dallim,që realizuan reformat që bënë të mundur anëtarësimin në NATO. Mirënjohja ndaj SHBA-ve është e pashmangshme sa herë që ne do të gëzojmë ditë dhe data si kjo e sotmja, apo do të reflektojnë dhe do të veprojnë për çështje të ekzistencës së tyre kombëtare” tha Rama.Gjithashtu në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se prioritet i qeverisë shqiptare mbetet rritja e prestigjit të vendit tonë në NATO, Evropë por edhe në botë."Duke u integruar në aleancën e madhe Shqipëria është bërë njëkohësisht pjesë e pandahshme e përmbajtjes dhe e shprehjes së botës së lirë, botës së vlerave të larta të demokracisë  lirisë dhe të drejtave njerëzore, ekonomisë së lirë dhe shtetit ligjor. Anëtarësimi në NATO e ka rritur si kurrë më pare rëndësinë dhe fuqinë politike të Shqipërisë si shtet, që është pjesë aktive e vendimmarrjeve më të rëndësishme për sigurinë në rrafshin global. Në radhë në parë në hyrje në NATO, Shqipëria ka garantuar jo vetëm angazhimin e saj por ka garantuar edhe angazhimin e aleatëve të saj për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e saj. Me anëtarësimin në NATO, Shqipëria është e angazhuar ligjërisht për të kontribuar edhe për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së çdo vendi aleat me të ashtu sikundër mbrojtjes së paqes,lirive dhe të drejtave ku kjo aleancë e sheh të nevojshme" tha Rama.Rama u shpreh gjithashtu se zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndër të tjera, shërbyen edhe njëherë tjetër për ta sjellë para syve rëndësinë  e jashtëzakonshme të vlerave dhe parimeve të botës, së cilës i kemi dhënë përkatësinë dhe padyshim çështjen e sigurisë, si një çështje që është çdo ditë në rendin e ditës, sado e sigurt që të duket bota nga hapësira ku ne jetojmë dhe nga këndi prej ku ne  e shohim."Turbullirat e rrezikshme në një vend si Ukraina, shkëputja prej andej e Gadishullit të Krimesë nga Rusia, ndryshimi arbitrar i kufijve shtetëror, - ilustrojnë në mënyrën më brutale, domethënien e madhe të përpjekjes për siguri dhe nga ana tjetër të mungesës së sigurisë nëpër botë. Ukraina është një tjetër provë, më  e freskëta e për këtë dhe më e dhimbshmja e ditëve tona që tregon se, siguria nuk mundet dhe nuk duhet të zbresë kurrë më poshtë, nga kreu i prioriteteve të botës sonë, të botës së kësaj Aleance të madhe dhe padyshim të një shteti që është pjesë e kësaj Aleance, siç është dhe Shqipëria e vogël" tha Rama..Ndërsa ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të angazhuara që në partneritet të ngushtë me aleatët tanë të kontribuojnë për sigurinë."Kjo datë do të mbetet në ndërgjegje si ngjarja që na bashkoi me vlerat e lirisë dhe progresit. NATO-n e cilësojmë si një lidhje bese mes miqve të nderuar. Jemi të vendosur të lartësojmë rolin tonë si pjesë e kësaj aleance, dhe Ministria e Mbrojtjes luan rol parësor. Ne synojmë të bëjmë rregullime ligjore, për të garantuar një baze ligjore të shëndoshë.Qeveria shqitpare është e fokusurar te reformat. 5 vite janë një periudhë relativisht e shkurtër për historinë 65-vjeçare të NATO-s. Falenderoj misionarët tanë, eksperienca e këtij procesi ka ndikuar shumë në transformin e sektorit të sigurisë në vend”, tha Kodheli.