Kur hekuri sjell bukë në tavolinë, me “gjuetarët e skarapit” në Maliqin e harruar
Qyteza e Maliqit e njohur dikur për industrinë e sheqerit, tashmë është transformuar në një vend ku njerëzit mbijetojnë falë shitjes së skrapit.Në këtë zonë, gjetja e një pune dhe sigurimi i të ardhurave është një problem i të gjithëve. Me dhjetra banorë punojnë me orë të tëra duke rrërmuar në gropa të thella, duke vënë në rrezik jetën e tyre, për të gjetur disa hekurishte, të cilat më pas i shesin për të mbajtur frymën gjallë. Rrënojat e TEC-it janë kthyer në një mënyrë jetese për banorët e Maliqit por jo vetëm. Të detyruar nga varfëria e madhe, familje kryesisht të komunitetit rom, sigurojnë të ardhurat e tyre, përmes gërmimit dhe nxjerrjes së skrapit në këto ngrehina fantazma.Mbyllja e industrise, por edhe kriza që ka prekur Greqinë, po rrit çdo ditë e më shumë numrin e familjeve të papuna. Në këtë zonë tashmë mbizotëron papunësia ndërsa ndihma ekonomike,është e vetmja mënyrë jetese.