F1, Hamilton fiton në Malajzi, në podium bashkë me Rosberg dhe Vettel

Lewis Hamilton ka fituar garën për titullin e dytë të kampionit në Formula 1, duke siguruar një fitore të lehtë në pistën e Malajzisë.Piloti i Mercedes, kryesoi garën përgjatë të gjithë kohës, nga pole position e deri në fund të saj, duke fituar edhe çmimin e parë. Një garë aspak dramatike, me pak parakalime por gjithashtu një garë e vlerësuar si shumë elegante e Hamilton, i cili kaloi gjermanin Rosberg me vetëm 17 sekonda. Në vend të tretë u rendit kampioni aktual, gjermani tjetër Sebastian Vettel ."Punë e paqme. Nuk jemi ende aty ku duam, por kjo ishte një garë e mirë e cila duhet të na bëjë optimistë për të ardhmen" tha Vettel në një komunikim për mediat pas përfundimit të garës.Kjo ishte gara e dytë e këtij sezoni në Formula 1, ku kryeson Nico Rosberg me 43 pikë. I dyti është Leëis Hamilton me 25 pikë ndersa në vend te tretë pozicionohet Fernando Alonso me 24 pikë.