Zhdukja e 18-vjeçarit, vijojnë kërkimet në kanionet e Erzenit
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë rinisur kërkimet për të gjetur 18 vjeçarin Erjon Alizoti që rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. I riu u zhduk gjatë eskursionit të një grupi të rinjsh në kanionet e Erzenit. 18 vjeçari së bashku me një shokun e tij u rrëmbyen nga rrjedha e Erzenit, ndërsa po lanin duart në ujin e lumit. Ndërsa Danieli arriti të mbahej pas shkëmbinjve dhe shpëtoi Erjoni nuk u pa më që prej atij moment.Polumbarët nisën menjëherë kërkimet të cilat gjatë mbrëmjes se djeshme nuk patën asnjë rezultat. Kërkimet rinisën sot në mëngjes, polumbarët, forcat RENEA por edhe forcat e ushtrisë janë angazhuar në këtë operacion, ndërsa familjërt shpresojnë në gjetjen e 18 vjeçarit. Kërkimi është përqendruar në një terren të vështirë, aty ku dhe rrjedha e lumit Erzen është më e fuqishme.
Ndërkohë mësohet se ka lënë spitalin i riu i cili fatmirësisht u shpëtua nga shokët në kanionet e Erzenit. Pas 4 orë në trajtim Danjel Murati ka lënë spitalin pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.Mjekët kanë deklaruar se i riu kishte shtypje në kafazin e kraharorit dhe vështirësi në frymëmarrje por mori trajtimin duhur dhe tashmë ka lënë spitalin.Reagon organizatoriNdërkohë organizatori i eskursionit në Shpellën e Pëllumbasit Ili Gërdupi në një prononcim për “Ora News” është shprehur se I ka paralajmëruar të rinjtë të mos shkonin drejt kanionit.“Jam i tronditur nga ngjarja e djeshme. Ishim 62 persona që u nisëm drejt Shpellës së Pëllumbasit. Jemi organizuar për eskursionin përmes rrjetit social ‘Facebook’ dhe nuk e njihnin njëri-tjetrin. Rruga ishte e sigurt deri në Shpellën e Pëllumbasit, na njoftuan se rruga drejt kanionit kishte vështirësi. U bëra apel të rinjve të mos shkonin drejt kanionit por jo të gjithë iu përgjigjën thirrjes sime” u shpreh ai.Policia e Tiranës ka marrë në pyetje të gjithë pjestarët e këtij eskursioni i cili mësohet se ishte organizuar nga "Rrjeti i vullnetarëve shqiptarë" që e ka lajmëruar këtë aktivitet përmes FB. Në faqen e kësaj organizate është njoftuar nisja në orën 9: 00 të ditës së djelë, ndërsa masat që kërkojnë të merren nga të rinjtë pjesmarrës duken qesharake dhe larg rrezikut që paraqet një nismë e tillë.
Në njoftim lexohet: duhet te keni patjeter me vete:Kepucë te pershtatshme per ecje ne terren te veshtire.Elektrik dore per te eksploruar shpellen e cila eshte 300 metra e gjatë. Nje veshje me mengë te gjata per ne shpellë, pasi eshte me fresket.Problemet gjatë këtij eskursioni vërehen edhe në postimet nq Fb, ku nje prej vajzave te grupit, pyet se ku ndodhet pjesa tjetër, pasi nuk po ju gjejmë?
Në faqen e kësaj organizate është njoftuar nisja në orën 9: 00 të ditës së djelë, ndërsa masat që kërkojnë të merren nga të rinjtë pjesmarrës lënë shumë për të dëshiruar dhe duken larg rrezikut që paraqet një nismë e tillë.
Në njoftim lexohet: duhet te keni patjeter me vete:Kepucë te pershtatshme per ecje ne terren te veshtire.Elektrik dore per te eksploruar shpellen e cila eshte 300 metra e gjatë. Nje veshje me mengë te gjata per ne shpellë, pasi eshte me fresket.
Problemet gjatë këtij eskursioni vërehen edhe në postimet ne Fb, ku nje prej vajzave te grupit, pyet se ku ndodhet pjesa tjeter, pasi nuk po ju gjejme?
Banorët e fshatit Pëllumbas shprehen se eskursionet në këtë zonë janë të shumta, sidomos në stinën e pranverës dhe verës, mirëpo deri më tani shprehen ata, nuk ka ndodhur që të ketë ndonjë aksident me pasojë vdekjen.
Kanë qënë rreth 50 të rinj në këtë eskursion, por pasi kanë vizituar shpellën 30 prej tyre kanë vendosur të kthehen, ndërsa 20 të tjerë kanë dëshiruar të eksplorojnë edhe kanionet e Erzenit, aventurë që përfundoi me zhdukjen e një personi dhe lëndimin e një tjetri.