Raprezalja në administratë vijon, Kaso: Harito shifra jo reale për shkarkimet abuzive

Shifrat e përgjigjes zyrtare të Ministres për Adminsitratën Publike, ku jepte informacion për shkarkimet në adminstratë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cilëson jo reale, që bien në kontraditë jo vetëm me shifrat e opozitës por dhe me raportimin fragmentarë të minsitrive.Kaso theksoi se nuk ka asnjë shenjë reflektimi nga ana e qeverisë, dhe sipas tij në shkelje flagrante të vendimit të Gjykatës Kushtetuese por dhe ligjit të Nëpunësit Civil, adminisitrata po vijon shkkarkimin e nëpunëse.Juristi Kaso, tha se grupi i ekspertëve demokrat po merr çdo ditë ankime nga të larguar padrejtësisht, dhe sipas tij nga përditësimi i fundit i të dhënave janë rreth 3200 nëpunës që i janë drejtuar selisë blu, ndërkohë që në total filtet për rreth 7000 të shkarkuar. Në kushtet kur mazhoranca nuk po reflekton, sipas Kasos, janë gjykatat të cilat po japin drejtësi.