Fondet e BE tani i menaxhojmë vetë, Gjosha e Cani: Vlerësim i BE për qeverinë Rama
Shqipëria do të menaxhojë vetë fondet e Bashkimit Europian dhe jo përmes delegacionit europian siç ka ndodhur deri më tani.Dy ministrat, ajo e integrimit Klajda Gjosha dhe i financave Shkëlqim Cani ndërsa përshëndetën vendimin e KE-së theksuan se ky vendim tregon besimin që ka Brukseli te qeveria shqiptare.“Fondet e IPA-s nuk do të menaxhohen më nga Brukseli, por nga autoritetet shqiptare. Dua të siguroj BE-në në emër të qeverisë se besimi i dhënë na bënë të jemi më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm që kërkohet më shumë punë në realizimin e reformave të procesit të integrimit dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në axhendën europiane” tha ministrja Gjosha.Ndërsa ministri i financave Shkëlqim Cani e cilësoi si sukses vendimin e KE-së për të lejuar Shqipërinë që t`i financojë vetë fondet e Bashkimit Europian duke theksuar se ky vendim është edhe një hap për integrimin.“Sistemi i menaxhimit të decentralizuar ka një rëndësi të veçantë pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe për politikat e zhvillimit kombëtar” tha Cani.