Elbasan, protest për tokën e shtetit, banorët e Kodër Bujarazit: Paguajmë që ta punojmë

Banorët e fshatit Kodër Bujaraz të komunës së Gjergjanit, kanë protestuar përpara Prefekturës së Elbasanit  duke kërkuar që të mbajnë në përdorim një sipërfaqe toke e cila është në pronësi të shtetit. Kjo sipërfaqe toke me anë të një vendimi të komunës i është dhënë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, i cili do da përdorë për mbjelljen e shegëve. Banorët e kanë kundërshtuar këtë fakt duke kërkuar që ta mbajnë atë edhe kundrejt pagesës ndaj shtetit.Por kryetarja e komunës Gjergjan, Lumturi Hoxha, shpjegon se sipërfaqja e kërkuar nga banorët rrezikohet nga erozioni ndaj është menduar zgjidhja e mbjelljes së saj me dru frutor.Pavarësisht kësaj, banorët shprehen të pakënaqur nga vendimi, duke deklaruar se do të vazhdojnë me protestat e tyre dhe se do të kërkojnë zgjidhje në institucione të tjera.