Nderohet shkrimtari Tasim Gjokutaj, mirënjohje për kontributin në edukimin e fëmijëve
Shkrimtari i njohur për poezinë humoristike për fëmijë, Tasim Gjokutaj, është përkujtuar në 70 vjetorin e tij të lindjes… Kontributi i çmuar i tij në drejtim të krijimtarisë letrare për fëmijë është jo vetëm i njohur, por edhe i vlerësuar në shumë konkurse kombëtare për këtë lloj krijimtarie.Përveç krijimtarisë për fëmijë ku numërohen 26 libra, Gjokutaj ka lënë pas edhe dy botime me vlerë të veçantë, " Lirika e këngës tradicionale Gjirokastrite" që lidhet me trashëgiminë gojore të folklorit popullor të këtij qarku si dhe "Letërsia për fëmijë" një botim me mjaft vlera për studiuesit e këtij zhanri. Në 70-vjetorin e tij të lindjes, Ministria e Arsimit e ka vlerësuar me "Çertifikatë mirënjohje" për kontributin e dhënë në edukimin e fëmijëve.70-vjetori i lindjes së Tasim Gjokutaj përkon me 15-vjetorin e vdekjes. Libri i fundit i autorit, i cili mbeti dorëshkrim, është "Vogëlushja që u bë Bletë".