Memo për kreun e AMA-s, e falsifikuar, PD paralajmëron kallëzim penal
Partia Demokratike e cilëson të falsifikuar Memon e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, që thekson se Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Mediave Audiovizizve, Endira Bushati, që prej datës 24-shtator 2012 e në vijim qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm, Memo që i shërben mazhorancës të nis proçedurën e shkarkimit për Endira Bushatin.Mbështetur mbi këtë, deputetët e PD-së do të bëjnë kallëzim penal.Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tha se mazhoranca nuk heq dorë nga kapja e AMA-s për interesa klieneteliste.Gjithashtu demokratët theksojnë se kryetari i Kuvendit Ilir Meta fsheh letrën e OSBE-së ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe të proçedohet me consensus. Po kështu sipas tyre është shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian.Deklarata e plotëPavarësisht nga pretendimet e dyshes Rama-Meta në tre javët e fundit mbi gjoja pezullimin e hyxhymit të tyre për të zaptuar institucionet e pavarura, faktet dëshmojnë qe kjo eshte demagogji. Lidhur me AMA-n, Kryeministri Rama urdhëroi tërheqjen e amendamentit Peza 2, por kete vetëm pasi partneri Meta kishte urdhëruar Shërbimin e Monitorimit që, në kundërshtim me ligjin, me faktet e me veten, të shpallte të shkarkuar kryetaren e AMA-s. Ndërkohë kryetari i Kuvendit Meta fsheh letrën e OSBE ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe te procedohet me konsensus. Po kështu eshtë shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian.Javën e shkuar në thyerje te Rregullores së Kuvendit dhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës, një memo e falsifikuar e Shërbimit të Monitorimit u tentua të futej për vendimmarrje në axhendën e Komisionit të Edukimit e Medias nën presionin e përfaqësuesve të mazhorancës.Shqiptarët duhet ta dinë se pas këtij insistimi të pashembullt të Rama-Meta-s për kapjen e AMA qëndrojnë edhe interesa të pastra financiare dhe klienteliste pas vendimeve të fundit të AMA-s; këto vendime në shërbim të teleshikuesve në mbarë Shqipërinë do të sjellin uljen e ndjeshme të çmimit të kartës dixhitale si dhe shikimin falas te televizioneve kombëtare.Deputetët e PD do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e këtij falsifikimi dhe do të kundërshtojnë çdo tentativë Rama-Meta për zaptimin e AMA.