Sulmuan me acid avokaten italiane, burg dy agresorëve shqiptarë dhe të fejuarit Italian

Gjykata e Pesarës ka dhënë një dënim shembullor për dy shqiptarët dhe një Italian të përfshirë në sulmin me acid ndaj avokates Lucia Annibali. Dy shqiptarët Alistin Precetaj dhe Rubin Talaban, të dy nga 25 vjeç u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 14 vjet burg si ekzekutorët e sulmit të shënuar majin e vitit të kaluar.Më e ashpër është treguar gjykata me ish të fejuarin Luca Varani. Avokati 37-vjeçar, u dënua me 20 vjet burgim si nxitësi i dyshuar për sulmin me acid ndaj avokates.Por vendimi është pritur me kontestime nga avokatët mbrojtës të cilët e cilësuan si "turp", pasi kishin kryer disa analiza laboratorike të acidit të gjetur në fytyrën e avokates dhe pretendonin se shqiptarët nuk ishin të përfshirë në këtë incident.E kundërta ndodhi kur avokatja e re doli nga salla e gjyqit. Ajo është pritur me duartrokitje.Në reagimin e parë pas vendimit, Lucia Annibali tha se "Asgjë nuk mund të ma paguajë, por gjëja e rëndësishme është që unë jetoj jetën time të re.