Incident në Gjykatën e Korçës, 22-vjeçari i bie murit me kokë kundër masës së sigurisë

Një incident i rrallë është shënuar në sallën e gjyqit në Gjykatën e Korçës. Ndërsa 22-vjeçari Sergei Cënolli po njihej me masën e sigurisë ndaj tij, pavarësisht pranisë së 3 efektivëve të policisë brenda kafazit të hekurt, ka arritur të kryejë këtë veprim të paimagjinueshëm në një sallë gjyqi në dëm të vetes së tij.Gjithçka ndodhi ndërsa ndaj tij Gjykata shqiptoi masën e sigurisë "arrest me burg".I rrethuar nga policët, 22-vjeçari ka arritur të shkëputet e të kalojë në cepin tjetër të kafazit të hekurt dhe ti bjerë disa herë murit me kokë, derisa ka kaluar edhe në humbje të ndjenjave. Vetëm në këtë moment efektivët e policisë kanë ndërhyrë, por e kanë pasur të vështirë ta pengojnë të riun në këtë veprim që kishte ndërmarrë.Ky incident ka irrituar familjarët e tij të pranishëm në sallën e gjyqit, të cilat akuzuan policinë se e ka prangosur padrejtësisht 22-vjeçarin  dhe se nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ata kanë thënë se lëndë eksplozive dhe armë sot gjenden rëndom në rrugë, ndaj për 4 të rinjtë kjo është një padrejtësi. Seanca u ndërpre për të dërguar në spital të riun.Sergei Cenolli së bashku me Ledjon Shupen Vasiljan Plasarin dhe Halil Agollin u arrestuan  pak ditë më parë ndërsa po transportonin nga fshati Lozhan në drejtim të Korçës 40 kg tritol, të ndarë në 101 kallëpe.Prokurori e konsideroi të ligjshëm arrestimin  e tyre në kushtet e flagrancës ndërsa ka kërkuar masën e sigurisë 'arrest me burg', Propozim që u pranua nga Gjykata.Avokati mbrojtës ka pretenduar se akuzat e janë të pabaza dhe të stimuluara, ndërsa deklaoi se të rinjtë kanë qënë duke nxjerrë skrap në minierën e Lozhanit