Gjykata rrëzon kërkesën për revokim të masës për Agim Llupon

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën për revokim të masës së sigurisë për ish-gardistin Agim Llupo i cili akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 janarit.Kërkesa e  avokatit mbrojtës të Agim Llupos erdhi pas dëshmisë së ekspertëve të balistikës të cilët kanë deklaruar se nuk vërtetohet që gardisti ka qëlluar me dashje protestuesin.“Vërtetojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm që Agim Llupo ka qëlluar me dashje mbi Ziver Veizin” kanë deklaruar ekspertët e balistikës, mjekësisë ligjore dhe kimike.Nderkohë ish-gardisti, Agim Llupo i akuzuar për "21 janarin", është nën masën e sigurisë  arrest në burg.