Hajdutët e çantave “çajnë” postobllokun, plagosën 2 policë për tu shpëtuar prangave
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një nga nga 2 të dyshuarit që ditën e shtunë tentuan të grabisin tre gra në kryeqytet dhe më pas plagosën 2 efektivë policie në tentativë për ti shpëtuar arrestimit.I dyshuari kryesor është 19-vjecari Zhenklaudjo Sallaku i cili veproi me një bashkëpunëtor për identifikimin e të cilit po punohet. Ngjarja u shënua në zonën e ish bllokut ku 19-vjeçari Sallaku së bashku me një tjetër person me kapuç në kokë dhe me një motorr ngjyrë të zezë dhe në pamje të parë me fuqi motorrike të madhe, kanë tentuar të vjedhin me dhunë tre gra.Nga ky moment ata ishin ndjekje nga forcat e policisë me të cilët janë përballur disa herë. Ata janë evidentuar fillimisht pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Punonjësit e policisë i kanë bërë shenje drejtuesit të motorrit që të ndalonte, por ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë. Në këto kushte oficeri i patrullës së përgjithshme A.G. ka tentuar ta ndalojë drejtuesin e motorrit, por dy personat kanë mundur të largohen. Punonjësi i policisë është lënduar lehtë.Pak minuta më vonë, të rinjtë janë konstatuar nga një shërbim i policisë i vendosur në pranë Sheshit "Avni Rustemi". Por edhe në këtë rast, dy të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit dhe janë përplasur me efektivin e policisë R.Dogjani. Ky i fundit ka humbur ndjejat për shkak të përplasjes por nuk ka rrezik për jetën.Ndërkaq, 19-vjeçari Sallaku dhe bashkëpunëtori i tij kanë braktisur në vendngjarje motorin me të cilin udhëtonin dhe janë larguar në këmbë duke shfrytëzuar rrugicat e zonës së Pazarit të ri. Policia po punon për arrestimin e tyre