Digjet fuoristrada në Vlorë, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2014, 08:58
Digjet një automjet në qytetin e Vlorës. Makina tip fuoristradë me targa AA 382 IU është shkrumbuar nga zjarri në rrethana të paqarta.Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Omonia”, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat automjeti është përfshirë nga flakët.Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë nëse zjarri ka qenë shkak i ndonjë defekti teknik të automjetit, apo është provokuar nga persona qëllimisht.