Mbeturinat “mbulojnë” historinë, zonat arkeologjike kthehen në kosha natyrorë mbetjesh
Ndotja e mjedisit dhe hedhja e mbeturiane pa kriter nuk ka kursyer as zonën arkeologjike në qytetin e Lezhës.Në një kohë që Ministria e Mjedisit ka dhënë ultimatum për pastrimin e mjedisit, Kalaja e Lezhës është transformuar në një landfill të hedhjes së mbeturinave. Bashkia e Lezhës nuk ka marrë asnjë masë për largimin e këtyre mbeturinave, edhe pse ndodhen në një zonë ku vijnë shumë turistë të huaj. Përgjegjësi i mirëmbajtjes së Kalasë së Lezhës, Dedë Marfgjoni, kërkon që të gjendet një zgjidhje pasi kjo situatë është e papranueshme.Kjo është mënyra më e keqe në të cilën prezantohet zona arkeologjike e Lezhës, para turistëve të huaj. Bashkia e këtij qyteti ka deklaruar disa herë se si objektiv kryesor ka zhvillimin e turizmit, por me situatën e krijuar ajo po i largon turistët e huaj të cilët shfaqin interes për të vizituar Lezhën.