Korça pushtohet nga mbetjet, banorët: Kërkojmë ndërhyrjen e Bashkisë për pastrim

Ndotja mjedisore si pasoje e keqmenaxhimit te mbetjeve urbane, vazhdon te mbetet nje problem per Bashkine dhe qytetin e Korçes.Banoret e lagjes Shetro thone se Bashkia eshte inekzistente dhe prej vitesh nuk nderhyn per heqjen e mbetjeve urbane dhe te ngurta ne kete zone, e cila konsiderohet dhe si mushkëria e qytetit.Edhe lagjia e “Ish-vilave te Partise” qe dikur ishte nder lagjet model te qytetit sa i perket gjelberimit dhe pastertise eshte ne te njejten gjendje.Akoma me problematike paraqitet gjendja ne lagjen nr 7, ose e etiketuar ndryshe si "Gropa" mbetjet urbane, inerte dhe organike mbizoterojne ngado duke u bere ne shume raste edhe shkak per semundje te ndryshme tek femijet e vegjel.