Rregjistrimi i seancave gjyqësore, rrit transparencën dhe shërbimin ndaj qytetarëve
Instalimi i regjistrimit te seancave gjyqesore digital audio do te rrise tranparencen dhe do te ndikoje ndjeshme ne uljen e korrupsionit ne gjyqesor.Per here te pare kjo teknologji eshte instaluar edhe ne Elbasan, fale investimit nga USAID. Eda Nocka, Drejtore ekzekutivi e qendres ALTRI, tha se implementimi i ketij sistemi eshte i njohur ne shume vende dhe do te ndikoje ne persosmerine e zhvillimit te seancave gjyqesore.Per kryetarin e gjykates, Arben Vrioni, kjo eshte nje risi, por ai vuri theksin tek investimi ne me shume salla gjyqi pasi ne Elbasan jane dy te tilla, çka veshtireson numrin e madh te seancave qe zhvillohen ne dite.Ky projekt po shtrihet ne shume qytetet te vendit tone dhe USAID po mundeson pajisjen me teknologji te regjistrimit audio ne seancat gjyqesore.