Plagosje në mes të Shkodrës, Anton Daka qëllohet me armë zjarri në lagjen “Rus”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2014, 16:57
Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në lagjen “Rus” të qytetit, ku shtetasi Anton Daka është qëlluar me armë zjarri nga pesona ende të paidentifikuar.Në momentin e ngjarjes, Daka shoqërohej në tavolinë edhe nga i vëllai. Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, i cili i ka prekur arterien kryesore.Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë, të cilët po hetojnë mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.