Hajdutët mbi motor çajnë postobllokun, plagosin efektivin e policisë
Një punonjes policie i komisariatit numër një në Tiranë ka mbetur i plagosur lehtë, gjatë ndjekjes së dy hajdutëve. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Pazarit të Ri, kur dy të rinjtë kishin tentuar të grabisnin një grua në zonën e ish- Bllokut. Nga ky moment në ndjekje të tyre është vënë një patrullë policie dhe janë ngritur disa postoblloqe .Dy të rinjtë nuk i janë përgjigjur postobllokut të ngritur pikërisht në zonën e Pazarit të Ri, madje duke plagosur edhe policin. Si pasojë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq dy të rinjtë kanë mundur ti shpëtojnë ndjekjes dhe arrestimit të uniformave blu, duke u larguar në rrugicat e zonës së Pazarit të Ri. Nuk bëhen të ditur identiteti i dy hajdutëve që ndiqeshin, por po punohet për kapjen e tyre nga blutë e Tiranës.Ndërkohë në vendngjarje ka mberritur edhe grupi i hetimit, për të sqaruar saktë dinamikën e aksidentit. Një provë e rëndësishme në dorën e policisë është motori i braktisur nga dy të rinjtë, pasi do të shikohet se i kujt është në pronësi.Ndërkohë që policia ka ngritur disa postoblloqe dhe po kreh zonën, me qëllim arrestimin e personave që vunë në rrezik jetën e efektivit të policisë.