Protestë para Bashkisë, mbrojtësit e kafshëve: Mos vrisni qentë endacakë
Aktivistet e shoqërisë civile duket se e kanë marrë seriozish mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Para Bashkisë së Tiranës është zhvilluar protesta e radhës për mbrojtjen e qenve endacake.Protesta, jo më për njerëzit, por tashmë për kafshët, për miqtë besnikë të cilët na shoqërojnë një pjesë të ditës.Të gjithë përpara Bashkisë së Tiranës, me pankarta në duar dhe me megafon për të kërkuar reagimi e institucionit që për ti larguar nga rruga këto kafshe, zgjedh ti vrasë ato. Sazan Guri ka kërkuar takim me zyrtarët e Bashkisë për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.Me qindra qytetarë janë mbledhur para Bashkisë Tiranë, për tu ndalur masakra ndaj qenve endacakë nëpër rrugët e Tiranës. Ndërsa pritet që protestat të vazhdojnë deri në negociimin me institucionet.Bashkia u përgjigjet protestuesve: Hajdeni të diskutojmë për të adresuar probleminNë përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga protestuesit në orët e pasdites ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë së Tiranës. Përmes një deklarate për mediat, Bashkia nënvizon se siguria e qytetarëve por edhe trajtimi i kafshëve janë parimet kryesore të punës së saj në qytet.Në këtë kontekst Bashkia e Tiranës është e ndërgjegjshme se “jemi ende larg trajtimit perfekt të kësaj problematike komplekse me shelter, klinika, etj, andaj fton për diskutim javën e ardhshme shoqatat dhe të gjitha grupet e interesuara për një adresim më të mirë të kësaj problematike.“Bashkia e Tiranës e njeh ndjeshmërinë dhe shqetësimin e një pjese të rëndësishme të komunitetit për qentë e rrugës. Siguria e qytetarëve por edhe trajtimi i kafshëve janë parimet kryesore të punës tonë në qytet. Ngjarjen e bërë publike disa ditë më parë, ne e kemi trajtuar me shqetësimin dhe përgjegjësinë maksimale dhe kemi marrë masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.Bashkëpunimi me Institutin Veterinar ka mundësuar matrikullimin, sterilizimin dhe vaksinimin e qenve të rrugës. Kjo është dhe do të vazhdojë të jetë e vetmja metodë që përdoret dhe do të përdoret nga Bashkia e Tiranës, për të adresuar problematikën shqetësuese për jetën dhe sigurinë e banorëve të kryeqytetit.Bashkia e Tiranës është e ndërgjegjshme se jemi ende larg trajtimit perfekt të kësaj problematike komplekse me shelter, klinika, etj, por Bashkia e Tiranës është e vendosur të vazhdojë të përmirësojë më tej modelin e vet, që aktualisht është më i miri në Shqipëri. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe qytetarët në këtë rrugëtim është i domosdoshëm.Bashkia e Tiranës fton që javën e ardhshme shoqatat dhe të gjitha grupet e interesuara për një adresim më të mirë të kësaj problematike, që së bashku të punojmë për një përqasje të koordinuar, në respekt të trajtimit dinjitoz të kafshëve por edhe pa harruar sigurinë e qytetarëve të Tiranës dhe fëmijëve tanë”.