Italia i fal 20 milionë euro borxhe Shqipërisë
Edhe pse në krizë ekonomike Italia i ka falur Shqipërisë borxhin. Janë rreth 20 milion euro të cilat do të përdoren për investime në disa prej fushave ku ka më shumë nevojë si arsim apo shëndetësi. Ministri i financave Ridvan Bode deklaroi se vendi ynë ka nevojë për mbështetje pasi po përballet me sfida në sektorin ekonomik.Ndërkohë që ambasadori Italian në Shqipëri Masimo Gaiani u shpreh se ky fond duhet që të transformohet në projekte brenda 5 viteve.“Lancimi i projektit të konvertimit të borxhit në projekte zhvillimi. Shqipëria është një prej vendeve që ka prioritet në realizimin e këtyre projekteve. Ky fond prej 20 milion eurosh duhet që të shkoj në zbatimin e projekteve brenda 5 viteve. Kryesisht në fokus do të jenë grupet vunerabël” tha Gaiani.Konvertimi i borxheve në projekte zhvillimi është një praktikë që është ndjekur prej disa vendeve të huaja duke i dhënë kështu mundësi vendit tonë që të përfitoj investime.