Shoqata e Prokurorëve: Bashkëpunim me Adriatik Llallën
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur emërimin e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së përgjithshme ndërsa i ka uruar stij suksese në përmbushjen e detyrave kushtetuese.Në një deklaratë për shtyp, Shoqata ka falenderuar Presidentin e Republikës, si dhe Kuvendin që sipas saj dekretuan dhe miratuan në krye të institucionit të Prokurorisë, një individ të spikatur që vjen nga trupa e prokurorëve."Shoqata e Prokurorëve do të jetë në mbështetje të Prokurorit të Përgjithshëm në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij kushtetuese për drejtimin me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të institucionit tonë" thuhet në deklaratë.Gjithashtu Shoqata e Prokurorëve shpeh besimin se do të punojë me Prokurorinë e Përgjithshme për përmirësimin akoma më shumë të rritjes së performancës së trupës së prokurorëve, duke synuar përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës, përmirësimin e pagave dhe rritjen e dinjitetit të figurës së prokurorit.