Albpetroli, Dervishaj: Kompania s`ka depozituar garancinë e kontratës

Ministria e Ekonimsë e ka përcaktuar si të dështuar marrdhënien me kompaninë amerikane megjithëse në mënyrë diplomatike zv.ministri i METE dhe njëkohësisht kryetar i komisionit Sokol Dervishaj ka deklaruar se Kompania nuk ka kryer pagesën brenda afatave të përcaktuara, duke shkeluar afatet e nënshkrimit të kontratës.Sipas Dervishaj duke mos pasur ende një kontratë të nënshkruar tashmë i mbetet qeverisë shqiptare të vendosë për privatizimin e kompanisë Albpetrol."Në datën 5 tetor dhe aksionerët e kompanisë bënë prezent planin e zhvillimit, gjatë kësaj kohe komisioni i ngritur për negocimin për shitjen e aksioneve, afati ligjor i parë nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbushur kontratën dhe për këtë arsye kompania në 1 nëntor kërkoi shtyrjen dhe për 30 ditë të tjera. Më 2 nëntor iu përgjigjëm pozitivisht kërkesës. Data 3 dhjetor afati i fundit, por nuk ka pasur përfundim të negociatave, kompania nuk ka depozituar garancinë e kontratës dhe ministrise i lindur e drejta dhe ka filluar procedurën e kërkimit të 85 milionëshit e garancisë. Kjo është situata. Nuk kemi kontratë dhe as depozitim të garancisë" theksoi Dervishaj.Data 3 dhjetor ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e marrëveshjes , por nuk ka pasur përfundim të negociatave, dhe kompania nuk ka depozituar garancinë e kontratës dhe si rezultat, Ministrise i ka lindur e drejta dhe ka filluar procedurën e kërkimit të 85 milionëshit të garancisë. Për privatizimin e kompanisë së naftës dhe gazit "Albpetrol" kanë shprehur interes 6 firma të huaja.Çmimet e ofruara prej tyre kanë dallime të mëdha, nga 850 milionë euro, që është oferta më e lartë e dhënë nga kompania Vetro Energy, në 52 milionë dollarë nga Gazpromi rus.. Po ashtu kompania Amber Shine ofroi 790 milionë euro për "Albpetrolin" duke u renditur e dyta në tender, Bankers Petroleum ofroi 303,8 milionë euro, Consorciu Ëin Bussines ofroi 297, 6 milionë euro.