Berisha apel Ramës: Voto 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut të PS-së Edi  Rama të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha theksoi se edhe pse tashmë vendi e ka humbur shansin për marrjen e statusit, procesi i integrimit është i gjatë dhe është i nevojshëm bashkëpunimi i opozitës."I bëj thirrje Ramës të votojë tre ligjet pavarësisht se dëmin e ka bërë dhe dëmi është i pariparueshëm. Dua të informoj qytetarët se mesazhi që dërguam në Brukel është negative.  Kur ju nuk votoni për veten tuaj pse të votojmë ne për ju.  Megjitatë procesi i integrimit   është një procec i gjatë dhe kështu i bëj thirrje që në nderim të 100-vjetorit dhe në reflektim për dëmin që i bëri vendit të votojë 3 ligjet e kërkuara” tha Berisha.Ai i është referuar edhe kundërshtimit të buxhetit të 2013-ës nga ana e opozitës në  Parlament."Është e dhimbshme që kjo opozitë nuk paraqiti një amendament të vetëm për buxhetin.  Këtej shpall gjithë ditën statistikat e Ramiz Alisë këtej ka zero alternativa për krijimin e vendeve të punës. Mirë do ishte ta votonin por ata kanë kundërshtuar të gjitha rritjen e rrogave të pensioneve. Kanë qënë kundër ndërtimit të rrugës së kombit” theksoi Berisha.Kryeministri Berisha gjithashtu e ka cilësuar sërish buxhetin e 2013-ës si më të madhin në historinë e vendit duke shtuar se ai do të fokusohet te infrastruktura dhe rritja e rrogave dhe pensioneve."Buxheti me punën tuaj dhe shqyrtimin tuaj shkoi edhe më afër interesave direkte të qytetarëve por unë mendoj se vota juaj për këtë buxhet ishte para së gjithash dhe mbi të jgitha mbështje për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Buxheti përkushtohet vetëm në investimet në infrastrukturë.  Mbi 720 milionë dollarë rrugë, shkolla, ura, ujësjellës kanalizime, një pjesë e të cilave do shndërrohen në rroga për punëtorët  që do realizojnë këto projekte. Ruajta e këtij niveli investimesh përbën krijimin e mijëra vendeve të reja të punës dhe ky është qëllimi më final dhe më madhor i të gjitha reformave dhe përpjekjeve tona" tha Berisha.Ai gjithashtu akuzoi kreun e PS-së, Rama se po bën përpjekje për të mbrojtur Enver Hoxhën dhe përdor si justifikim ngritjen e busteve."Rama mbron shtetin komunist, si pinjoll i atij sistemi. Ai shmangu Majkon dhe Blushin në festimet e 8 dhjetorit” tha Berisha