Inter ka harruar si janë penalltitë

Interi nuk është e vetmja. Zikaltrit nuk kanë asnjë penallti në favor të tyre deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A. Skuadra e Mazarrit në 30 javë kampionat ende se kanë shijuar se si është të gjuash një penallti. Kjo gjë nuk ndodhi as në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Udinezes ku pretenduan përnjë 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga një lojtarë i Udinezes.Një statistikë e jashtëzakonshme kjo duke parë që ndodh shumë rallë. Por, ata nuk janë të vetmit që nuk kanë ekzekutuar asnjë penallti në kampionat, gjatë këtij sezoni. Njësoj me Interin janë edhe Osasuna, Kardif dhe Ajasio. Nga i gjithë ky fakt, skuadra e Valter Mazzarrit mund të ngushëllohet nga fakti se ka renditjen më të mirë se këto skaudra pasi gjendet në vendin e pestë. Një pozicion që për momentin e dërgonj edhe në Europa League.Osasuna zë pozitën e 17-të në La Liga, Kardif është i parafundit në Premierligë, ndërsa Ajasio është e fundosur në Ligën 1.Shoqëri Interit, Osasunës, Kardiffit dhe Ajaccios në kuotën e zero penalltive ka qenë edhe Real Sociedad. Por në javën e fundit të La Ligës, spanjollët ekzekutuan një penallti në ndeshjen me Almerian.