PSG bën shopping në Itali
PSG është gati të bëjë merkato në Itali. Nuk mjafton ecuria pozitive gjatë këtij sezoni që me shumë mundësi do të konfirmohen sërish kampionë në Ligën e parë ndërsa edhe ecuria në Ligën e Kampioneve është e kënaqshme pasi do të luajnë ndaj Chelseat në çerekfinale. Trajneri Blank po bën planet edhe për sezonin e ardhshëm. Objektivi I parë është përforcimi I mbrojtjes. Obejktivat janë Mehdi Benatia nga Roma dhe Dani Alvesh nga Barcelona. I pari është një ndër futbollistët më të kompletuar te verdhekuqtë, ndërsa Alvesh do të bënte që mbrojtja e francezve të bëhej e gjitha Brazilian me Tiago Silvën dhe Markuinjon duke e shëndrruar në një pikë mjaftë të fortë.Mbrojtësi i verdhekuqve është më I preferuari nga dirigjenca arab. Sa I përket mesfushës PSG është me sytë nga Juventus. Mediat franceze bëjnë të ditur se tashmë ekipi francez ka braktisur pistën Pjanic dhe është përqendruar te kopja Pogba-Vidal. Sipas Rmc sport pista që të con te kilieni është më e lehtë se ajo që të con te Pogba. Sa i përket sulmit , emri që e dëshiron më shumë Blank është Hazard. Talenti I Chelseat është një lojtarë shumë I rëndësishëm për ekipin e Jose Murinjos por mund të tundohet edhe ideja për të luajtur në kampionatin francez me një skuadër yjesh. Me siguri që oferta që duhet të dërgohet është e madhe. PSG është gati të bëjë një tjetër merkato t nxehtë ngelet të shohim se cilët objektiva do të realizohen.