Bayern kampionë i Gjermanisë
Bayern Munich është zyrtarisht kampione për herë të 24-të në historinë e saj. Klubi bavarez mposhti në transfertë Hertha Berlinin me rezultatin 3:1 dhe mbrojti titullin, në një periudhë rekord kohe pas vetëm 27 javësh. Skuadra e Pep Guardiolës ka dominuar këtë sezon të Kampionatit gjerman të cilën e kurorëzoi edhe matematikisht mbrëmë, një trofe që Guardiola e cilësoi më të rëndësishmin para ndeshjes.
Toni Kroos kaloi Bayernin në avantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë, ndërsa pak më vonë Mario Gotze shënoi golin e dytë për bavarezët. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Bayernit por vendasit u rikthyen në lojë në minutën e 66-të pasi Adrian Ramos shënoi nga pika e bardhë. Fitoren dhe titullin e kampionë për Bayernin e vulosi Franck Ribery me golin e tij në minutën e 79-të. Ylli kosovar Xherdan Shaqiri nuk luajti për asnjë minutë por kjo nuk e ndaloi që të festojë së bashku me shokët e skuadrës. Ky është titulli i 24-të i Bayernit në Kampionatin gjerman, nëj titull shumë I merituar me statistika të frikshme.Vjet Heynckes e fitoi titullin me Bayern-in në javën e 28-të, ndërsa këtë vit Guardiola arrin ta rrëmbejë, një javë më parë në atë të 27-të. Vjet Heynckes triumfoi duke pësuar një humbje, ndërsa ekipi Guardiolës ende nuk njeh disfatë në Bundesligë dhe nëse vazhdon të ruajë shifrën zero në kolonën e humbjeve atëherë do të kemi një rekord të ri.Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmund ndau nga 1 pikë me Schalken duke e mbyllur ndeshjen pa gola. Bayern ka siguruar titullin me 77 pikë, me bilanc prej 25 fitoresh dhe vetëm dy barazimeve, pa asnjë humbje.