Guardiola: Bayerni më I fortë se sezonin e kaluar

Pep Guardiola është shprehur se Bayern Munich është edhe më i fortë se vitin e kaluar, pas triumfit në Bundesligë.Gjiganti bavarez fitoi tre tituj sezonin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit dhe u shpall kampion gjashtë javë para përfundimit të sezonit.Por me fitoren e mbrëmshme ndaj Hertës, ekipi i Guardiolës mbrojti titullin me shtatë ndeshje të mbetura duke gëzuar trajnerin katalanas në sezonin e tij të parë në këtë detyrë."Jam i lumtur me atë që kemi bërë", deklaroi ish trajneri i Barcelonës për televizionin Sky."Është një tjetër titull për klubin dhe kjo është e rëndësishme. Jemi duke kaluar një sezon të mrekullueshëm. Bundesliga është buka jonë. Në ndeshjet e kupës mjafton të fitoni katër, pesë ndeshje për të arritur në finale. Në kampionat duhet të punoni çdo ditë, çdo javë", shtoi ai.Në fund nuk ngurroi të theksoj se ka në dispozicion një skuadër më të mirë se në sezonin e shkuar."Nëse shikoni se si punuan djemtë me Heynckesin sezonin e kaluar, ata janë përmirësuar edhe më shumë. Kjo është si rezultat i punës së madhe. Sot ne do të festojmë", u shpreh ai.Bayerni është sërish në rrugë drejt triumfit të trefishtë pasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Kampionëve.