Juventus drejt rekordit
Edhe 8 ndeshje i duhen Zonjes se Vjeter per te hyre ne historine futbollit italian. Fitorja ndaj Parmes e ka afruar gjithnjë e me shume skuadren e Juventusit drejt titullit te 3-te radhazi, duke i qëndisur ne kete menyre, tashme zyrtarisht , yllin e 3-te ne fanele.Objektivi dhe pse jo i deklaruar eshte arritja e kuotes se 100 pikeve ne kampionat, shifer kjo e pa arrirut ndonjeher nga ndonje skuader tjeter. Rekordi i pare u arrit te merkuren ne mbremje, ku me 15 fitoret radhazi ne shtepi skuadra bardh e zi theu rekordin Torines i vendosur gjate sezonit 1975/1976. Mgjth objektivi Real eshte arritja e kuotes se 100 pikeve.
Skuadra e Contes kur duhen dhe 8 takime nga fundi ka koleksionuar 81 pike, dhe do ti mjaftonin vetem 19 nga 24 te mundshme per te qene e para skuader ne historine e Serise A qe mberrin ne 3 shifra ne kolonen e pikeve. Duke pare qe bardhe e zinjte kane 43 ndeshje radhazi qe mberrijne te goli kjo shifer duket me se e arritshme.Do te jete Napoli i pari qe ne fundjave do te provoje te ndaloje kampionet e Italise, ku Contes do ti duhet te bej pa Tevezin e skualifikuar. Argjentinasi me 18 golat e shenuar ne kampionat eshte futbollisti i pare i huaj ne historine e Juventusit qe ne vitin e tij te pare shenon kaq shume, dhe tekniku juventin nuk mund te jet vetem se i lumtur per kete.