Demtimi i rende i rrezikon karrieren portierit te Barcelones Victor Valdes

Karriera e portierit spanjoll te Barcelones futet tashme ne udhe-kryq pas demtimit te pesuar ne takimin e djeshem përball Celta Vigos.Buletini mjekësor i leshuar nga klubi katalanas konfirmoi këputjen e ligamenteve kruciat qe do e detyroje spanjollin te rri larg fushave per nje periudhe mjaft te gjate dhe duke pare qe Valdes eshte ne fund te kontrates me klubin e tij ky demtim mund ti rrezikoje seriozisht dhe karrieren.Shoket e tij te skuadres u ndjen te shokuar nga ky lajm.Jemi shume te mërzitur per ate qe i ndodhi Valdesit- deklaroi braziliani Neymar.Me tej u shpreh trajneri Tata Martino: Eshte nje humbje e madhe per skuadren tone, kete vit kemi patur mjaft demtime dhe ky i fundit nuk na duhej aspak.Mesfushori Iniesta u shpreh gjithashtu per kete ngjarje: Eshte me te vertet nje lajm i keq, eshte dicka e rende per te gjithe skuadren kur ndodhin demtime te tilla, i uroj sherim sa me te shpejt- përfundoi spanjolli.Valdes, ka kaluar 12 vitet e fundit tek gjiganti katalanas, dhe pritej të 'luftonte' me Iker Casillas për një vend titullari në portën e Spanjës këtë verë, por ai fatkeqësisht nuk do të jetë në Botëror. Ky ishte dëmtimi i dytë i Valdes këtë sezon, pasi ai u dëmtua edhe në muajin nëntor, në miqësoren e Spanjës ndaj Afrikës, dhe mungoi në tetë ndeshje të Barcelonës.