Bartomeu: Valdes qëndron të Barcelona
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu paralajmëron se Victor Valdes mund të vendos të mbetet te katalanasit edhe një sezon. Kontrata aktuale e Valdes në Camp Nou do të skadojë në qershor dhe portieri spanjoll e ka bërë të qartë se ky do të jetë sezoni i fundit me klubin, me Monacon dhe Manchester Cityn që shihen afër tij.Sidoqoftë, Bartomeu këmbëngul se nuk është në dijeni nëse Valdes e ka arritur ndonjë marrvëeshje me ndonjë klub, ndërsa i hapi dyert atij nëse vendos të mbetet në klub, pasi të shërohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju ndaj Celta Vigos."I kemi thënë Valdesit se klubi është në dispozicion të tij. Për momentin ai është i përqendruar tek operacioni natyrisht, por ai e di se dyert janë të hapura për të. Ne nuk jemi në dijeni se ka nënshkruar me ndonjë klub", deklaroi kreu i gjigantit katalanas për KOPE.Bartomeu ka folur edhe për rinovimin e kontratës së Lionel Messit që do ta bëj atë lojtarin më të paguar në botë."Ai do të vazhdoj me Barcelonën. Mund të nënshkruaj kontratën finale. Dua që Messi të qëndroj te Barceloa. Ai është lojtari më i mirë në botë është shumë i ndryshëm nga të tjerët"